Ky problem shëndetësor nëse nuk diagnostikohet me kohe dhe nuk menaxhohet mire mund të sjellë një sërë komplikimesh për shëndetin, nga humbja e shikimit e deri te amputimi i gjymtyrëve thekson endokrinologu Irfan Ameti.
Sipas tij kjo sëmundje i prek të gjitha kategoritë e personave madje edhe gratë shtatëzene tek të cilat diabeti i tipi 2 mund te gjenerojë aborte por edhe komplikime per foshnjen. Mjeku Ameti u rekomandon femrave që para se të planifikojnë shtatëzaninë të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjakë.
“Dy nga 5 gra I takojnë moshës reproduktive ndërsa kanë diabet ne numër relevant. Jashtëzakonisht është me rëndësi të bëhet menaxhimi i mire i diabetit,planifikimi i shtatëzanisë,dmth,kontrollë të mire të sheqerit në gjakë,minimum 6 muaj para se të bëhet planifikimi i shtatëzanisë,por duhet kontrolluar edhe yndyrën dhe shtypjen e gjakut. Me këto masa paraprake dhe me një planifikim paraprak zvogëlohet numri i aborteve të cilat janë tipar i diabetit”, tha Irfan Ameti, Endokrinilog.