Për këta prindër, e vetmja mënyrë për të shpëtuar fëmijën e tyre nga vdekja, është që nëna të mbetet sërish shtatzënë.
Kjo situatë e komplikuar erdhi pasi djali i tyre tre vjeç, Fletcher, ka një gjendje jashtëzakonisht të rrallë e njohur si sindroma “Wiskot-Altrich”, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Njerëzit me këtë gjendje zhvillojnë ekzemë të rëndë, zvogëlohen aftësitë për mpiksje gjaku dhe shkaktohet rrjedhje e lehtë e gjakut.
Problemi është se nëse vazhdon kjo gjendje, trupi mund të rrjedh gjak nga brenda.
“Nëse kjo ndodhë dhe do të kishte gjakderdhje në tru, atëherë nuk do të mund të bëjmë më asgjë”, ka thënë nëna Olivia.
Me të njëjtën gjendje ishte edhe djali i madh, tani 7 vjeç, por i cili shpëtoi pas transplantit të palcës së eshtrave nga një donator.
E një i tillë për fat të keq nuk po gjendet edhe për Fletcher dhe tani prindërit kanë menduar një zgjidhje tjetër.
Nëna po përpiqet që të mbetet sërish shtatzënë me procedurën IVF, dhe të lind edhe një fëmijë tjetër nëpërmjet një mënyrë mjaft specifike.
IVF do të kryhet me një metodë të veçantë të testimit gjenetik, për të krijuar një fëmijë që do të kishte indet e njëjta me djalin që po vuan sëmundjen.
Kur fëmija do të mbushte rreth 1 vit, do të bëhej transplanti i palcës pa rrezikuar shëndetin e asnjërit.
Prindërit tani po kërkojnë fonde për të kryer IVF-në, e cila do të kushtojë rreth 12 mijë dollarë. /Gazeta Shneta/