Nëna krenare e cila lindi djalin e saj vetëm tri ditë pasi mbushi 15 vjeç, ka një mesazh mjaft të rëndësishëm.
Në moshën 14 vjeçare, Kaiya Acton u trondit kur e kuptoi se kishte mbetur shtatzënë, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Shneta.
Fillimisht ajo i tregoi nënës, ndërsa reagimi i babait nuk ishte fare i mirë.
Ajo vendosi ta mbajë beben dhe pas një kohe mori përkrahjen edhe të prindërve.
Nëna e re ka treguar se si është abuzuar me fjalë nga të tjerët, gjatë kohës sa ishte shtatzënë.
“Isha ende duke shkuar në shkollë dhe një herë në autobus kishte shumë njerëz dhe tre burra filluan të më ofendonin me zë të lartë”, ka treguar ajo.
“Përfundimisht isha bërë imune ndaj këtyre abuzimeve”.
Tani ajo ka një mesazh për të gjitha vajzat që bëhen nëna në moshë të re.
“Mos i dëgjoni urrejtësit, ata vetëm do t’ju bëjnë më të fortë”.
“Mos hiqni dorë nga vetja, sepse do të sillni një fëmijë në jetë dhe duhet të bëni më të mirën për t’i siguruar një të ardhme”.
“Këshilla ime e fundit është t’ia dilni vet, pavarësisht ndihmës së të tjerëve. Duhet të siguroheni që jeni në gjendje të mirë për t’u kujdesur për fëmijën”, ka përfunduar nëna 15-vjeçare. /Gazeta Shneta/