Gjatë shtatzënisë, konsumimi i kafeinës rekomandohet të minimizohet pasiqë efektet e saj mund të shkaktojnë ndryshime në zhvillimin e fetusit e deri në abort.
Megjithëse, këshillat aktuale shëndetësore supozojnë se konsumimi i moderuar i kafeinës gjatë shtatzënisë është i sigurt, autori i studimit të fundit gjeti prova bindëse se gratë shtatzëna duhet të shmangin kafeinën shkruan VeryWell Family, transemton Gazeta Shneta.
Profesor i psikologjisë në Islandë, Jack James, shqyrtoi 48 studime në dy dekadat e fundit. Ai zbuloi se 32 prej tyre sugjeruan rrezik të shtuar në:
-Abort spontan;
-Peshë të ulët të foshnjes;
Në anën tjetër, hulumtimet e vitit 1980 dhe 90 kanë treguar se përdorimi i kafeinës gjatë shtatzënisë ndikoi te foshnja duke shfaqur simptoma si gjumë jo të mirë, nervozë, frekuenë të lartë të rrahjeve të zemrës, probleme me frymëmarrje e shumë të tjera.
Gratë shtatzëna duhet të kenë parasysh se ka mjaftueshëm prova për të garantuar kujdes kur bëhet fjalë për konsumimin e kafeinës.Nëse nuk mund të heqni dore plotësisht nga kafeina, mund të konsumoni çaj të gjelbër, që ka nivele të ulëta të stimuluesve./GazetaShneta/