Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), thonë se nuk është e nevojshme që njerëzit e vaksinuar të karantinohen pasi të jenë ekspozuar ndaj dikujt me COVID-19 nëse nuk kanë simptoma.
Rekomandohet izolimi, në vend të karantinës, nëse një person rezulton pozitiv me COVID-19 edhe nëse është vaksinuar dhe madje edhe nëse nuk ndihet i sëmurë shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Rekomandimet dhe rregullat janë të ndryshme në varësi të vendit ku jetoni. Kontrolloni me departamentin tuaj shëndetësor lokal për të konfirmuar sa ditë kërkohen për izolim dhe nëse nevojiten testime.
Kur filloi pandemia, u parashtrua kërkesa e karantinimit për 14 ditë nëse jeni ekspozuar ndaj dikujt me COVID-19. Me më shumë se 182 milion amerikanë tani të vaksinuar kundër virusit, ka pyetje nëse standardet e karantinës do të ndryshojnë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kohët e fundit përditësuan rekomandimet e tyre mbi karantinimin përfshirë këtu edhe për njerëzit e vaksinuar. Ja çfarë duhet të dini.
Që nga 18 shtatori, CDC thotë se nëse jeni plotësisht të vaksinuar (ose me dy injeksione të vaksinës Pfizer ose Moderna ose një dozë të vaksinës Johnson & Johnson), ju mund të mos kaloni në karantinë nëse jeni të ekspozuar ndaj dikujt me COVID-19 dhe nëse nuk po përjetoni simptoma.
Mirëpo nëse përjetoni gulçim, ethe ose simptoma të tjera të COVID-19-pavarësisht nëse jeni vaksinuar apo jo- duhet të karantinoheni menjëherë. Udhëzimi është i njëjtë nëse keni pasur COVID-19 brenda 90 ditëve të fundit.
A kam nevojë për një test COVID?
Testimi është ende një nga mënyrat më të mira për të ditur me siguri nëse keni COVID. Testet shtëpiake janë të disponueshme dhe ju lejojnë të konfirmoni shpejt dhe me siguri nëse jeni infektuar me COVID ose jo. Ju gjithashtu mund të testoheni në zyrën e mjekut tuaj, klinikat, spitalet dhe në shumë farmaci.
CDC rekomandon që të testoheni tre deri në pesë ditë pas ekspozimit, edhe nëse nuk keni ndonjë simptomë. Ju gjithashtu duhet të mbani një maskë për fytyrën brenda për 14 ditësh ose derisa të merrni një rezultat negativ të testit COVID. /Gazeta Shneta/