Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të ndërpriten medikamentet për ADHD gjatë shtatzënisë?

Jetë 07/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti i Australisë Perëndimore shqyrtoi nëse medikamentet e përdorura për trajtimin e çrregullimit të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) duhet të ndërpriten gjatë shtatzënisë.

Dani Russell, student doktorate nga Shkolla e Popullsisë dhe Shëndetit Global të Universitetit të Australisë Perëndimore, ishte autore kryesore e punimit të botuar në “Archives of Women’s Health”, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

“ADHD po diagnostikohet më shpesh tek gratë; rrjedhimisht, më shumë gra marrin ilaçe për ADHD si deksamfetamina gjatë shtatzënisë,” tha Russell. “Studimi ynë hetoi nëse kishte arsye për të ndaluar marrjen e këtij ilaçi gjatë shtatzënisë.”

Hulumtimi përfshiu gra nga Australia Perëndimore që kishin marrë deksamfetaminë gjatë shtatzënisë dhe kishin lindur midis 2003 dhe 2018.

“Gratë që ndaluan marrjen e ilaçeve gjatë shtatzënisë kishin një rrezik më të lartë të humbjes së shtatzënisë në krahasim me ato që vazhduan ta merrnin atë”, tha Russell.

“Megjithatë, rezultatet treguan se vazhdimi i marrjes së deksamfetaminës nuk i vuri gratë apo foshnjat e tyre në rrezik të shtuar për shëndetin”.

Studimi zbuloi se gjithashtu dukej se kishte përfitime të lidhura me ndalimin e përdorimit të ilaçeve para konceptimit, duke përfshirë uljen e rrezikut të pre-eklampsisë, hipertensionit, hemorragjisë pas lindjes, shtrimit në njësinë e kujdesit special dhe sindromën e shqetësimit fetal.

“Shtatzënia mund të jetë një periudhë vërtet stresuese për gratë me ADHD, kështu që është mirë të dini se ndërprerja e mjekimit të tyre gjatë shtatzënisë mund të mos jetë gjithmonë e nevojshme”, tha ajo. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Individët me tremor esencial mund të kenë rrezik të shtuar të demencës
Artikulli i rradhës A është normale të ngriheni shpesh gjatë natës për të urinuar, efektet e nokturisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.