A e shkakton ngërçin ushqyerja me gji?

2017-05-02 në ora 08:52

Nuk ekzistojnë fakte që gjidhënia shkakton ngërçe.

Megjithatë, që me gjidhënie të siguroni të gjithë vitaminat dhe proteinat e nevojshëm për zhvillim të drejtë të foshnjës tuaj dhe të parandaloni paraqitjen e ngërçeve, duhet të keni kujdes në mënyrën e të ushqyerit, sepse ekziston mundësia që mënyra juaj e ushqimit nuk i konvenon foshnjës tuaj.

Zvogëloni sasinë e kafeinës dhe ushqimit të kriposur. Poashtu, hulumtoni për teknikat më efikase të gjidhënies.

A mund të ndikojë mënyra e gjidhënies në paraqitjen e ngërçeve?

Ngërçet mund të paraqiten edhe tek foshnjat që ushqehen me gji edhe tek ato me ushqim artificial. Ekzistojnë disa gjëra të cilat duhet shmangur gjatë mënyrës së gjidhënjes që të zvogëloni mundësinë e paraqitjes së ngërçeve:

  1. Shmangni kalimin e shpeshtë të foshnjës nga njëri gji në tjetrin

Gjate kalimit të shpeshtë të kalimit nga njëri gji në tjetrin, ekziston mundësia që foshnja të gëlltise ajër gjatë thithjes, gjë që mund të shkaktojë ngërçe.

  1. Jepni gji në pozitën shtrirë lehtë

Ndonjëherë foshnja mund të shkaktojë refleks të fortë të lëshimit të qumështit, nëse thith me nguti, dhe në këtë mënyrë do të thith më shumë qumësht, gjë që mund të shkaktojë ngërçe, të vjella, gogësima…Mundohuni të jepni gji në pozitën shtrirë lehtë, sepse kjo do ta ngadalësojë lëshimin e qumështit. Mund të përdorni edhe mbrojtëset e gjinjëve të cilat zvogëlojnë shtypjen në majen e gjirit dhe i pamundëson foshnjes thithjen e shpejtë.

  1. Pompimi mund të jetë zgjidhje

Ekziston mundësia që foshnja nuk mund të thith për shkak, le të themi majave të gjoksit të padefinuara apo ftohjes e cila i vështirëson frymëmarrjen. Pompimi dhe pastaj ushqimi me anë të shishes ndihmon që shujta të mos zgjasë shumë dhe foshnja të mos thith ajër duke u munduar të thith. /bebaime