Ka shumë pak evidencë që tregon se ngjyrosja e flokëve gjatë shtatzënisë nuk është e dëmshme.
Organizata mbi Informacionet e Teratologjis (OTIS) ka dhënë një informatë më të detajuar në lidhje me këtë fakt duke sqaruar se shumë pak prej kimikateve te ngjyrës së flokut kalojnë në trupin tuaj transmeton Gazeta Shneta.
OTIS deklaron se mund të prisni për të ngjyrosur flokët tuaj në tremujorin e dytë, kur fëmija juaj është më pak i prekshëm nga këta faktorë kimik. Gjithashtu, në vend të ngjyrosjes së të gjithë flokut, një opsion tjetër që mund të përdorni janë fijet, ku ngjyra e flokut nuk bie në kontakt me lëkurën e kokës.
Këshillë tjetër është që gjatë procesit të ngjyrosjes duhet të rrini në një ambient që është i ajrosur mirë për të shmangur marrjen e kimikateve të pranishme në ngjyrën e flokëve.
Nëse vendosni të ngjyrosni flokët vetë përdorni dorëza për të shmangur sa më shumë kontaktin me ngjyrën dhe mos e mbani ngjyrën në flokun tuaj për aq sa shkruan në paketim.
Vërejtje: Të gjitha këto këshilla jepen për ngjyra flokësh që janë të cilësisë së lartë. / Gazeta Shneta