Megjithëse nuk është një dukuri e zakonshme të diagnostikohet me kancer të gjirit gjatë një shtatëzanie ose pas, është diçka që mund të ndodhë në jetë.
Ne duam t’ju ndihmojmë të kuptoni përfitimet dhe rreziqet që lidhen me ushqyerjen me gji përderisa jeni me kancer të gjirit shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Pjesa më e madhe e vendimit tuaj varet nga lloji i trajtimit që po merrni. Disa terapi / ilaçe të kancerit mund të jenë të pranishme në qumështin e gjirit dhe e bëjnë gjidhënien një aktivitet të pasigurt.
A do të zvogëlojnë trajtimet e kancerit sasinë e qumështit që unë mund ta kem?
Kjo është shumë e mundur. Përsëri, kjo varet nga mjaft faktorë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
A ka trajtime “të sigurta” gjatë periudhës së gjidhënies?
Përveç operacionit të mundshëm (mastektomi ose biopsi), nuk ka trajtime të tjera të sugjeruara që do t’ju lejojnë të vazhdoni ushqyerjen me gji.
Disa mjekë do të sugjerojnë që të ndalohet dhënia e gjirit para operacionit për të parandaluar infeksionin dhe për të ulur rrjedhjen e gjakut dhe ënjtjen e gjirit.
Nëse ende nuk më është hequr ndonjë masë, a është e sigurt të ofroj qumësht gjiri te bebi im?
Kjo varet shumë nga porositë e mjekut tuaj. Ai ose ajo do të marrë parasysh se cila pjesë e gjirit është prekur nga kanceri nëse madje mund ose do të prodhojë qumësht, dhe sa shpejt do të duhet të hiqet./Gazeta Shneta/