Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të ndikojnë çrregullimet në të ngrënë në aftësinë tuaj për të ngelur shtatzënë?

Femina 09/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anoreksia dhe bulimia janë dy prej çrregullimeve në të ngrënë që sjellin efekte anësore te gratë, duke përfshirë këtu edhe çështjen e fertilitetit.

Një studim zbuloi se gratë që kanë përjetuar më parë anoreksi apo bulimi kanë gjasa të përjetojnë dy herë më shumë probleme me fertilitet shkruan Very Well Family, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Megjithatë, jo shumë studime e mbështesin këtë fakt. Shumë prej tyre kanë zbuluar se gratë me çrregullime të të ngrënit nuk kanë domosdoshmërisht gjasa të përjetojnë infertilitet.

Mirëpo, cila është lidhshmëria mes çrregullimeve të të ngrënit dhe fertilitetit?

Anoreksia, bulimia vijnë si rezultat i kufizimit të ushqimit, në këtë mënyrë, duke sjell probleme me shëndetin fizik dhe mendor.

Komplikimet e mundshme ndryshojnë mes këtyre çrregullimeve dhe ndërlikimet shëndetësore nga crregullimet e të ngrënit mund të jenë mjaft serioze.

Të ushqyerit dhe hormonet

Sipas studimeve, personat që përballen me bulimi kanë tendencë që të kenë një mos-ushqyerje në mënyrë cilësore. Trupi juaj ka nevojë për një shumëllojshmëri të vitaminave, mineraleve dhe proteinave, dhe gjithashtu për ujë.

Në rast se, trupi juaj nuk merr lëndë ushqyese të rëndësishme, atëherë spermatozoidet dhe qelizat vezë mund të kenë cilësi të dobët.

Cikli menstrual dhe ovulimi

Një nga shenjat e çrregullimit të të ngrënit te gratë është amenorrea apo mungesa e ciklit menstrual apo oligomenorrea periudha të crregulta.

Kjo do të thotë se, nëse nuk keni cikël të rregullt, nuk do të mund të keni ovulim të duhur. Në këtë rast, është e vështirë të ngeleni shtatzënë.

Tkurrja e vezoreve dhe mitrës

Te disa gra me anoreksi, studimet me ultratinguj kanë bërë të ditur se vezoret e grave janë zvogëluar në madhësi para pubertetit./GazetaShneta/

Artikulli paraprak1,112 pacientë me Covid në trajtim, prej tyre 78 janë në gjendje të rëndë shëndetësore
Artikulli i rradhës 4 faktorët që ndikojnë në kohëzgjatjen e depresionit pas lindjes te gratë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.