Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aborti në Kosovë: Çfarë thotë hoxha e çfarë gjinekologu?

Lajme 15/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aborti në Kosovë është legalizuar që nga viti 2009, i cili mund të kryhet në bazë të dispozitave ligjore të parapara në lidhje me Ligjin mbi Ndërprerjen e Shtatzënisë.

Megjithatë, një fenomen i tillë po kundërshtohet nga krerë fetar, të cilët nganjëherë e quajnë edhe krim.

Por, si është e rregulluar kjo çështje në Kosovë në aspektin ligjor dhe shëndetësor? Dr. Fehmi Ahmeti, gjinekolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka folur për Gazetën Express rreth çështjes së abortit.

Ai ka thënë se shtatzënia sipas Ligjit mbi Ndërprerjen e Shtatzënisë mund të ndërpritet deri ne javën e 10-të pa pasur ndonjë arsye të posaçme, ndërsa në rastet kur fetusi ka ndonjë anomali të papërputhshme me jetën, aborti mund të bëhet deri në javën e 14-të. Ai ka shpjeguar se në rastet kur një grua bën disa abortime, çdo ndërprerje e shtatzënisë mund të përcillet me ndërlikime, e ato janë në radhë të parë gjakderdhja, infeksione të ndryshme, dëmtimi i qafës së mitrës etj.

Sa i përket çështjes se në cilat vende mund të bëhet ndërprerja e shtatzënisë, Dr. Ahmeti ka thënë se kjo mund të bëhet në spitalet e nivelit dytësor dhe tretësor, mirëpo edhe në institucione të tjera jopublike të cilat kanë marrëveshje me Entin e transfuzionit të gjakut.

Por, religjioni ose fetë janë ato që nuk e pranojnë abortin dhe shkojnë aq larg duke e cilësuar atë si krim. Ato, pa ndonjë përjashtim nuk e pranojnë abortin si opsion dhe e kundërshtojnë atë, e arsyetojnë vetëm në disa raste specifike.

Por, çfarë thonë teologët në Kosovë rreth abortit?

Për Gazetën Express lidhur me këtë temë ka folur edhe Mulla Osman Musliu i cili ka thënë në fenë islame aborti ka të bëjë direkt me qenien apo jetën e një krijese. “Në disa hadithe përmendet çështja e fëmiut në barkun e nënës me ermin xhenin, si dhe koha kur mund të e quajmë atë (xheninin) fëmijë ose njeri, çështja kryesore është pikërisht koha kur fillon njeri” ka thënë Mulla Osmani.

Sipas tij, nëse “xhenini”, pas një kohe të caktuar konsiderohet njeri atëherë kjo konsiderohet si mbytje e një krijese të Zotit, dhe si e tillë nuk është e lejueshme. Sa i përket lejimi të abortit, Mulla Osmani ka thënë se ka disa raste kur lejohet dhe lehtësohet, dhe është kur konstatohet se kur nënës së fëmijës i rrezikohet jeta.

Vajzat e reja janë më të predispozuara të kryejnë abort, për shkak të problemeve me partneret e tyre, ose se ata nuk duan të e pranojnë fëmijën, dhe ato gjenden në një situatë kur nuk kanë mundësi ekonomike për të e mbajtur atë fëmijë. Një tjetër arsye e madhe se pse shumë vajza të reja vendosin të abortojnë është për shkak te opinionit të rrethit kur një vajzë e pa martuar sjellë një jetë një fëmijë./GazetaExpress/

Artikulli paraprakÇdo sa orë duhet ta ushqeni foshnjën me qumësht gjatë javëve të para, ja ç’thonë pediatrit
Artikulli i rradhës Infeksioni i veshëve tek fëmijët: Simptoma dhe metodat e trajtimit

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.