Infeksioni i veshëve është një ndër arsyet më të zakonshme që dërgojnë prindërit fëmijët tek mjeku. Gjegjësisht 40 për qind e fëmijëve vuajnë nga infeksionet në vesh përpara se t’i mbushin 5 vjeç.
Infeksionet e veshit shkaktohen për shkak të bllokimit të tubit Eustachian (lidh veshin e mesëm në pjesën e prapme të hundës) gjatë një infeksioni apo alergjie, transmeton Gazeta Shneta.
Ndër simptomat e para të infeksionit në vesh, e që shfaqen tek fëmijët janë të ftohtit, një hundë e rrjedh shme, irritimi apo bllokimi i hundës. Fëmija mund të mos ha apo të mos bëjë gjumë të mirë.
Ju do të jeni në gjendje të vëreni shkarkime gjaku nga veshët, që përkatësisht është një ndër shenjat më definitive të një infeksioni në vesh.
Mënyrat e trajtimit
Sfungjerë: Mbushni peshqir të freskët dhe të lagur rreth këmbëve të ulëta të fëmijës për reduktimin e etheve.
Copëza qepësh: Disa prindër vendosin copëza qepe në veshin e fëmijës pasi qepët kanë veti antibakteriale dhe inflamatore.
Hidratimi: Mbajeni fëmijën tuaj hidratuar. Gëlltitja ndihmon tubin Eustachian të hapet, duke bërë që të depërtojnë lëngjet./Gazeta Shneta/