Mjekët këshillojnë të ushqeni fëmijën çdo tre-katër orë gjatë javëve të para, por të mos bëheni shumë strikte me oraret, sepse rutina ushqimore e fëmijës është ende në zhvillim e sipër.
Gjithashtu është e rëndësishme të kuptoni se nganjëherë fëmija juaj do të jetë më i uritur se të tjerët, sepse ndoshta po rritet me ritme më të shpejta.
Si rregull i përgjithshëm, është mirë të lejoni fëmijën të vendosë se për sa ushqim kanë nevojë.
Për sa kohë që rritja e fëmijës vijon në shkallë të përshtatshme, gjë që do e vëreni gjatë kontrolleve te mjeku, nuk duhet të jeni shumë të shqetësuar për çështjet e ushqyerjes.
Ju duhet të mësoni të lexoni shenjat e fëmijës. Për shembull nëse mbyll gojën, nëse largon shishen, ose e zë gjumi duke pirë, tregon se është ngopur./pernenat.al/