Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ajri i ndotur rrezikon fetusin në barkun e nënës

Këshilla për shtatzëna 22/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndotja e ajrit nga grimcat shkakton 18 për qind të lindjeve të parakohshme në botë, që është e barabartë me faktorët e rrezikut, siç janë mosha e gruas shtatzënë, shëndeti i saj i përgjithshëm ose rrethanat socio-ekonomike, thuhet në një studim ndërkombëtar, të publikuar në revistën “Environmental Journal”, përcjell AlbInfo.

Në vitin 2010 bota për shkak të nënave të ekspozuara të ajrit të ndotur ka lindur 2.7 milionë foshnja para kohe, ose 18 për qind, thotë një studim nga Universiteti anglez York, i kryer në 183 vende.

Grimcat më të vogla, me një rreze prej 2.5 mikrometrash dhe ato më të vogla që janë quajtur “fine”, mund të zbulohen vetëm me mikroskop elektronik. Burimet kryesore të këtyre grimcave janë automjetet, termocentralet, djegia e drurit dhe e qymyrit nëpër shtëpitë individuale, zjarret në pyje, djegia e mbeturinave bujqësore, disa procese industriale dhe të gjitha proceset e tjera të djegies.

Shkencëtarët thonë se ndotja e ajrit mund të rrezikojë seriozisht fetusit në barkun e nënës, që do të thotë se ata janë të rrezikuar ngase indirekt thithin ajrin e ndotur.

Më të rrezikuara janë gratë shtatzëna në Azinë Juglindore dhe Lindore, të cilat kanë lindur para afatit 75 për qind të fëmijëve.

Vetëm në Indi ka rreth një milion lindje të parakohshme nga 2.7 milionë lindje, dhe 500.000 në Kinë.

Rreth 50 për qind e ndotjes së qyteteve janë përgjegjës vetë qytetet, industria e tyre, automjetet… dhe pjesa e mbetur 50 për qind sjell era nga vendet fqinje apo rajonet kufitare, për të cilat duhet të ketë bashkëpunim jashtëzakonisht të rëndësishëm rajonal, thonë shkencëtarët.

Përqindja e lindjeve të parakohshme në disa vende evropiane është katër deri në pesë për qind, në krahasim me 15 në 18 për qind në Azinë Juglindore dhe në disa vende afrikane. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDuhen teste tjera mjekësore për të kuptuar pse vdiq ambasadori Churkin
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.