Si të rritur tani ndoshta edhe nuk e kujtoni aq shpesh kohën e pubertetit – një kohë kur trupi juaj ka kaluar nëpër shumë ndryshime.
Dhe tani ju mund të jeni bërë prind të një fëmije që po përjeton këto ndryshime. Andaj është mirë që t’i përkujtoni disa nga këto ndryshime në mënyrë që t’i kuptoni më mirë ata, transmeton GazetaShneta.
Puberteti tek vajzat zakonisht fillon në mes të moshës 9 dhe 11 vjeç. Shenjat e para të hyrjen në pubertet është zhvillimi i gjinjëve dhe rritja e qimeve trupore.
Tek djemtë, puberteti zakonisht fillon rreth moshës 11 vjeçare. Testikujt dhe lëkura rreth testiseve fillojnë të rriten.
Një e përbashkët për të gjithë adoleshentët janë aknet apo puçrrat në lëkurë. Hormonet që janë në shtim e sipër lirojnë vajra që shërbejnë për ndërtimin e lëkurës por që bllokojnë poret. Fëmija juaj mund të ketë këto puçrra në fytyrë, në shpinë ose gjoks, përcjellë “Health Line”.
Disa fëmijë mund të kenë akne më të egra se të tjerët. Nëse keni një histori familjare të akneve, ekziston një mundësi më e lartë që fëmija juaj t’i ketë po ashtu.
Në përgjithësi, ju mund të trajtoni aknet duke larë rregullisht zonat e prekura me një sapun të butë. Bëni kujdes që produktet që fëmijët i përdorin të mos shkaktojnë alergji ose irritime të tjera.
Për akne më të përhapura vizitoni pediatrin e tyre ose dermatologun. Mjeku mund të rekomandojë trajtime me të sakta.
Era e trupit
Gjatë viteve të adoleshencës rriten po ashtu vendet ku ruhen lëngjet trupore ku hyn edhe djersa. Për të parandaluar erën e trupit, bisedoni me fëmijën tuaj rreth opsioneve të deodorantëve dhe sigurohuni që ato të bëhen të rregullt, sidomos pas aktivitetit fizik intensiv.
Jepini mbështejtjen që u nevojitet
Puberteti mund të jetë sfidues si për fëmijët asht edhe për prindërit. Përveç shkaktimit të shumë ndryshimeve fizike, hormonet gjithashtu shkaktojnë ndryshime emocionale. Ju mund të vëreni se fëmija juaj është me humor të luhatur gjatë tërë kohës ose sillet ndryshe.
Është e rëndësishme të reagosh me durim dhe mirëkuptim. Fëmija juaj mund të ndihet i pasigurt në lidhje me këto ndryshime duke përfshirë aknet e tyre të cilat ndikojnë direkt në vetbesimin e tyre.
Flisni për këto ndryshime dhe sigurojini fëmijën tuaj se është një pjesë normale e pjekurisë. Nëse diçka është veçanërisht shqetësuese, bisedoni me mjekun. /GazetaShneta/