Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Algoritmi i ri ndihmon në zbulimin e hershëm të rrezikut për preeklampsi

Këshilla për shtatzëna 22/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka treguar se përdorimi i një algoritmi të personalizuar skriningu mund të ndihmojë mjekët të identifikojnë më saktë gratë që janë në rrezik për preeklampsi – një formë e rrezikshme e hipertensionit gjatë shtatzënisë.

Preeklampsia është një ndërlikim serioz që mund të kërcënojë jetën e nënës dhe foshnjës dhe përbën një nga shkaqet kryesore të vdekjes së nënave në mbarë botën. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS), kjo gjendje prek 2 deri në 5 gra për çdo 100 shtatzëni, raporton Euronews Health, përcjell Gazeta Shneta.

Studimi përfshiu mbi 7,000 gra me shtatzëni të parë dhe krahasoi udhëzimet tradicionale për vlerësimin e rrezikut me një metodë të personalizuar depistimi. Ky algoritëm përfshinte të dhënat e historisë mjekësore të nënës, analizat e gjakut dhe ekzaminimet me ultratinguj, duke lejuar parashikimin e rrezikut për preeklampsi që në 13 javët e para të shtatzënisë.

Rezultatet treguan se algoritmi i Fondacionit të Mjekësisë Fetal (FMF), arriti të zbulonte 63% të rasteve të preeklampsisë së parakohshme dhe 77% të rasteve të hershme, duke ofruar ndjeshëm më shumë saktësi sesa metodat ekzistuese.

Studimi i botuar në revistën “Hypertension”, u zhvillua midis viteve 2014 dhe 2020 në pesë qendra shëndetësore në Kanada. Këto gjetje nënvizojnë rëndësinë e depistimit të hershëm dhe personalizimit të kujdesit prenatal për të parandaluar ndërlikimet e rënda të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDieta që nxit inflamacionin mund të rrisë rrezikun e Alzheimerit dhe demencës
Artikulli i rradhës GJND-ja thotë se Izraeli është i detyruar t’i lejojë ndihmat në Gazë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.