Anemia gjatë shtatzënisë është një gjendje e zakonshme, e cila shkaktohet nga mungesa e hekurit.
Hekuri është një mineral për të cilin çdo njeri ka nevojë, e sidomos gratë gjatë periudhës së shtatzënisë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Kjo për faktin se hekuri ndihmon trupin tuaj që përmes gjakut të përcjell oksigjenin dhe lëndët ushqyese tek foshnja juaj .
Deri në fund të shtatzënisë, supozohet të keni një rritje prej 30 deri në 50 përqind të sasisë së gjakut në trupin tuaj krahasuar me kohën kur filloni shtatzëninë.
Përgjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të merrni sasi të konsiderueshme të hekurit, sepse në fund, foshnja juaj do të shfrytëzoj hekurin deri në gjashtë muajt e parë të jetës.
Ushqimet që mund t’a gjeni hekurin janë:
-Perimet e gjelbërta si brokoli, spinaqi, lakra;
-Fasulet,
-Bizelet,
-Drithërat,
-Vezët,
-Orizi i kaftë./GazetaShneta/