Antibiotikët në shtatzëni paraqesin rrezik të madh shëndetësor për foshnjat

2018-02-05 në ora 22:23

Shtatzënia është periudhë magjike. Për shumë gra, vetëm mundësia të krijojë është një mrekulli që kurrë nuk duhet të merret si e mirëqenë.

Pa marrë parasysh se sa e thjeshtë apo e vështirë është të krijohet, të gjithë duam atë që ëshë më e mirë për foshnja, transmeton Gazeta Shneta.

Ashtu si me shumë gjëra në jetë, përgjigjja nuk është gjithmonë e prerë, por një studim i kohëve të fundit mund të ju bëjë të mendoheni gjerë e gjatë për dhënien e antibiotikëve.

Studimi, i cili ishte një bashkëpunim mes MCRI (Instituti i Kërkimeve të Fëmijëve Murdoch) dhe Universiteti Aarhus i Danimarkës, ka zbuluar se fëmijët e lindur nga nënat që ishin të përshkruar me antibiotikë gjatë shtatëzanisë mund të kenë deri në 20 përqind më të lartë rrezikun e hospitalizimit me infeksion.

Në fakt, më vonë një nënë që është e ekspozuar ndaj antibiotikëve në shtatzëninë e saj shton më tej shanset e infeksionit.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se “rreziku më i madh për infektimin është infeksioni gastrointestinal në fëmijët e lindur në mënyrë natyrale tek nënat që u ishin përshkruar antibiotikë në shtatzëni”./Gazeta Shneta/