Janë arrestuar dy kirurgët e dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë.
Policia e Kosovës i ka arrestuar dy kirurgë të përfshirë në skandalin e korrupsionit në Spitalin e Vushtrrisë, ka mësuar Gazeta Shneta nga burime brenda spitalit.
Siç ka mësuar Gazeta, kirurgu i tretë nuk është gjetur në vendin e punës dhe i është bërë thirrje të lajmërohet në Polici.
Arrestimi i tyre ndodh pas raportimit dhe inicimit të rastit nga Gazeta Shneta në organet e hetuesisë në tetor të vitit të kaluar. Ndërsa video-dëshmitë për korrupsionin janë publikuar dje në Gazetën Shneta.
Gazeta pas pak do t’ju sjellë detaje të konfirmuara dhe emrat e kirurgëve të arrestuar.