Në shumë shtëpi, lufta për të rregulluar temperaturën sipas qejfit të secilit mund të jetë shumë reale.
Sipas një studimi të pubilikuar në PLOS ONE, gratë mendojën më mirë kur kanë të ngrohtë dhe gjenden në ambiente ku temeraturat janë më të larta, transmeton Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, meshkujt janë ata të cilët aktivizohen më tepër kur këto temeratura janë më të ulta.
Ky studim kishte rekruatuar qindra studentë kolegji të të dy gjinive për të parë performancën e tyre në mësime duke llogaritur edhe temperaturën në të cilën ata gjenden.
Rezultati ka sjellë përfundime të pritura ku studentet të cilat gjendeshin në dhomën ku temperaturat rriteshin kohë pas kohë, kishin performancë më të mirë në mësim. Gjë që ndodhte e kundërta tek studentët.
Ky studim ishte bërë që të arrihej një ndërgjegjësim për ambientin e punës nëpër zyra ku zakonisht temperaturat freskohen me kondicioner. Por kjo situatë e tillë nuk është aq beneficiale për gratë dhe vajzat pasi që koncentrimi i tyre bëhet më i vështirë kur kanë të ftohtë.
Zgjidhja e problemit
Metoda e vetme për të zgjedhur një problem të tillë për çiftet e martuara ose ato që bashkëjetojnë është që të arrijnjë një marrëveshje kompromisi.
Ose, nëse një kompromis i tillë nuk mund të arrihet atëherë krejt cfarë ju ngelet është që të luani lojën e “maces dhe miut”, ku fshehurazi do mundoheni t’i ngrohni dhomat, ta ngritni temperaturën në kondicioner, të vendosni batanije në çdo skaj të shtëpisë etj. /GazetaShneta/