Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyet pse nëna jote është heroina më e madhe

Jetë 14/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çdo vit tërë bota feston Ditën e Nënës dhe për arsye të mirë. Sipas sondazheve që janë bërë, mbi 25% e amerikanëve përmendin nënën e tyre si heroin e tyre numër një. Etërit vijnë në një stad të largët të dytë në 16%.

Dhë me të vërtetë, nënat janë heroina të të gjithëve.

Më shumë se 60 vjet më pare, psikologu Abraham Masloë propozoi hierarkinë e tij të famshme të nevojave njerëzore ose “Piramida e nevojave”, duke i shtrirë nevojat më themelore biologjike deri në kulm tek realizimi i potencialit të plotë të njeriut, transmeton Gazeta Shneta.

Nënat janë mjeshtër që ndihmojnë fëmijët e tyre që të plotësojnë këtë gamë të plotë të nevojave njerëzore: të sigurojnë ushqim fizik dhe siguri, dashuri dhe përkrahje, mbështetje gjatë rritjes emocionale dhe shpirtërore të fëmijëve të tyre.

Një nënë e mirë ju ushqen, ju mbron, ju do, ju ndihmon të lidheni me të tjerët dhe ju inkurajon që të bëheni vetja juaj më e mirë. Ajo përmbush atë që psikologët kanë identifikuar si katër funksionet e rëndësishme të një heroi: sigurojnë mbrojtje, mishërojnë inteligjencën dhe mençurinë, janë një shembull për sjellje morale dhe nxisin fëmijët që të zgjerohen mendërisht dhe të qëndrojnë sa më gjatë të frymëzuar, shkruan “Motherly”.

Tregimet më të mahnitshme kanë si personazh kryesor nënën, sepse ato janë të gatshme të tejkalojnë cdo barrierë për të shpëtuar fëmijët e tyre, qoftë heqjen e peshave astronomike ose sakrifikimin e jetës së tyre.

Shkencëtarët kanë filluar të zbulojnë prova që sugjerojnë se inteligjenca është trashëguar më shumë nga nënat sesa nga etërit. Përtej kësaj trashëgimie gjenetike, nënat priren të jenë të përkushtuara që të kalojnë mençurinë tek fëmijët e tyre.

Një nënë e mirë përpiqet të japë një shembull të standardeve të larta të sjelljes njerëzore. Një nënë e mirë mendon botën për fëmijët e saj dhe dëshiron atë që është më e mira për ta. Ajo inkurajon fëmijët e saj që të arrijnë tek yjet dhe të maksimizojnë potencialin e tyre të plotë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakVështirësitë që shtatzënat kalojnë para lindjes ndikojnë në çrregullimin e gjeneve të foshnjes
Artikulli i rradhës Cilat nga nënat duket më bukur në bikini se Emina Cunmulaj, ja si pozon në plazh me vajzat

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.