Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyet më të shpeshta përse fëmija nuk ha

Këshilla për shtatzëna 23/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ikja e oreksit është fenomen i zakonshëm tek fëmijët. Megjithatë, kjo gjë është shumë shqetësuese për nënat në përgjithësi.

Këto janë arsyet më të shpeshta që shkaktojnë ikjen e oreksit tek fëmijët:

Ritmi i ulët i rritjes

Ndryshimet në ritmin e rritjes mund të shkaktojnë çrregullime të oreksit tek fëmijët. Gjatë vitit të parë fëmijët rriten shpejt, por gjatë vitit të dytë rritja fillon të ngadalësohet. Ndaj ata nuk kanë më nevojë për të njëjtën sasi ushqimi, për këtë arsye oreksi i tyre do të ulet ndjeshëm.

Stresi

Stresi mund të ketë shumë efekte negative tek fëmijët, ndër to edhe humbje oreksi. Nëse fëmija juaj e ka humbur paksa interesin për ushqimin dhe ka probleme me gjumin atëherë shkaktar mund të jetë edhe stresi. Në mënyrë që ta ndihmoni fëmijën tuaj të rifitojë oreksin, ju duhet të gjeni shkakun e stresit të tij dhe ta eleminoni atë.

Anoreksia

Ndonjëherë fëmijët zhvillojnë një ndjenjë negative ndaj ushqimit dhe zgjedhin të mos e konsumojnë atë për një kohë sa më të gjatë, madje ekzistojnë edhe në rastet kur konsumojnë ushqime të cilat janë jo të mjaftueshëm të pasura me lëndë ushqyese dhe i “pushton” një ndjenjë faji pas konsumimit të tyre. Nëse fëmija juaj shfaq episode të tilla, të shoqëruara me humbje peshe, atëherë ai po vuan nga anoreksia dhe ka nevojë për ndihmën e mjekut.

Medikamentet

Nëse se fundmi fëmija është trajtuar me antibiotikë, mund të ketë më pak oreks për të ngrënë se ditët normale. Humbja e oreksit është efekt anësor i zakonshëm për disa lloje antibiotikësh apo disa lloje të tjera medikamentesh.

Konstipacioni

Lëvizja e çrregullt e zorrëve mund të shkaktojë konstipacion tek fëmijët dhe humbja e oreksit është një simptomë e zakonshme e konstipacionit. Por mos u shqetësoni sepse pas “lirimit” nga konstipacionit, oreksi i fëmijës do të rikthehet si më parë.
Por, nëse humbja e oreksit shoqërohet edhe me humbje peshë, atëherë këshillohet që ju ta dërgoni tek mjeku.

Artikulli paraprakPacientët me dializë protestë para Klinikës së Nefrologjisë, arsyeja mungesa e barnave
Artikulli i rradhës MSH i bart kompetencat për mbikëqyrje etike të profesionistëve shëndetësorë tek Oda e Mjekëve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.