Disa nga dhimbjet e stomakut gjatë shtatzënisë janë normale, pasi organet e juaja zhvendosen dhe mitra juaj dita e ditës po zgjerohet.
Shumë gra shtatzëna përgjatë 9 mujorit të tyre kalojnë në një shtatzëni të shëndetëshme, por në qoftë se, mund të përjetoni komplikime serioze atëherë kontaktoni mjekun tuaj shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ndër arsyjet më të shpeshta janë:
-Shtatzënia ektopike
Shtatzënia ektopike ndodh atëherë kur veza implatohet në tubat fallopian, e jo në mitër.Zakonisht, nëse keni një test pozitiv, por ende nuk është konfirmuar shtatzënia juaj, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.
-Aborti
Në shumë raste, gratë shtatzëna kur përjetojnë dhimbje abdominale në tremujorin e parë, mund të jetë edhe si pasojë se ato po kalojnë në një abort.Kjo gjendje mund të ndodh në 15-20% të rasteve./GazetaShneta/