Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Asnjëherë mos i mbuloni karrocën e foshnjës me çarçaf, mund t’ia rrezikoni jetën

Këshilla për shtatzëna 02/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kemi qenë dëshmitar të asaj që shumë nëna i mbulojnë karrocat e fëmijët me çarçafë, e lloj lloj materialesh, duke ua rrezikuar jetën atyre.

Megjithatë, ja çafër duhet të dini në lidhje me këtë veprim:

Gjatë verës është e vështirë të sigurojmë gjithmonë ambient të freskët për fëmijën tuaj. Për të “mbrojtur” fëmijët nga dielli shumë prindër shpesh e mbulojnë karrocën me një çarçaf të hollë, ndoshta pa e ditur që ky është një gabim që duhet evituar sepse temperatura në brendësi të karrocës ka tendencë të jetë me e lartë se ambient jashtë dhe duke i hedhur edhe çarçafin (sado i hollë të jetë ai) ju do ta rrisni edhe më shumë temperaturën, duke rrezikuar kështu që fëmija të preket nga SIDS (sindroma e vdekjes së papritur të laktantit në gjumë).

Doktor Svante Norgen, një pediatër suedez ka bërë një studim në një spital të Stokholmit në lidhje me këtë problem. “Klima e karrocës mund të krahasohet me një kazan që zien. Në të ka një qarkullim jo të mirë të ajrit dhe ky qarkullim do të bëhet edhe më i keq me vendosjes e një carcafi sipër saj, sado i hollë të jetë ai”, shprehet doktori suedez.

Nëse bëhet shumë nxehtë fëmija i vogël mund të mendojë se ndodhet sërish brenda barkut të nënës dhe për pasojë do të ndalojë së marri frymë.

Në lidhje me vërtetimin e kësaj teorie është bërë edhe një test. Studiuesit kanë vendosur një karrocë në një ambient të jashtëm nga ora 11:30-13:00 në një temperaturë 22 gradë. Pasi karroca u mbulua me një carcaf shumë të hollë temperatura shkoi në 34 gradë. Bëhet fjalë për një rritje shumë të madhe temperature sidomos për një fëmijë të vogël i cili nuk është në gjendje të rregullojë temeraturën aq mirë sa një person i rritur.

Kështu që në vend që të mbuloni karrocën ndërsa jashtë bën vapë, mundohuni ta mbani atë sa më shumë në hije. Nëse është e mundur zbuloni anësoret e karrocës në mënyrë që ajri të qarkullojë më mirë. Nëse mendoni se temperatura e fëmijës është e lartë por nuk jeni e sigurt, vendosjani një dorë në bark dhe nëse ai është i nxehtë i vishni diçka më të hollë./pernenat.al/

Artikulli paraprakQëndrimi ka nevojë për ndihmën tuaj
Artikulli i rradhës Të vjellat e mëngjesit, a janë tregues i shtatzanisë së shëndetshme

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.