Gemma Froude, 35 vjeçe, u dëshpërua fort në vitin 2009 kur djali i saj Noah vdiq në javën e 21-të.
Ajo provoi sërish, por e priti fati i njëjtë pasi lindi në javën e 28 dhe foshnja nuk mbijetoi, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Gemma vuante nga një sindrom që shkakton mpiksjen e gjakut në kordonin e kërthizës, i cili kufizon sasinë e oksigjenit tek bebja në bark.
Ajo tashmë kishte marr vendim që të hiqte dorë nga shtatzënia, por gjithçka e ktheu besimin e saj kur nisi të marr një terapi me aspirinë për tëhollimin e gjakut.
Gemma mbeti shtatzënë për herë të tretë dhe lindi djalin Henry në Oksford dhe ndonëse me peshë të ulët, djali i saj tani është një vjeçar dhe i shëndetshëm.
Një rast të tillë, madje me binjakë, ka pasur edhe në Kosovë me gjinekologen Drita Kabashi, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë. /Gazeta Shneta/
Ndodh në Kosovë: Lind binjakë duke përdorur aspirinë, pas 4 dështimeve