Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Austriakët me komente fyese për fëmijën e parë të vitit 2018

Këshilla për shtatzëna 05/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëna e fëmijës së parë në shtetin e Austrisë për këtë vit i takonte fesë myslimane. Kjo ka bërë që ndaj vogëlushes Asel të vijnë shumë komente ofenduese dhe raciste nga qytetarë të shumtë në rrjete sociale.

Asel, vajza e parë për këtë vit, është pritur me një valë deklaratash raciste, urrejtje dhe fyerjesh të llojeve të ndryshme për shkak se prindërit e saj i takonin religjionit mysliman.

Në fotografinë në spital, të publikuar fillimisht nga mediat austriake, Asel mbahet në krahë nga e ëma, e cila është e mbuluar. Në profilet zyrtare rrjetet sociale të mediave lokale janë shfaqur komente raciste të shumta të mbushura me urrejtje.

“Shpresoj që të vdesë në djep”, shkruan një person në komentin e tij në Facebook.

“Deportojeni menjëherë këtë feçe”, është një tjetër koment, i cili raportohet nga media amerikane New York Times. Madje në komente, vogëlushja Asel akuzohet se është një “terroriste e ardhshme”.

Shoqatat që veprojnë për mbrojtjen e emigrantëve dhe refugjatëve dhe për të drejtat në internet thonë se nuk kanë parë kurrë një gjë të tillë.

Mes habisë dhe shqetësimit, operatorët që punojnë me emigrantët e huaj komentojnë mbi valën e urrejtjes drejtuar një të porsalinduri në Austri, vend i cili udhëhiqet nga një qeveri e pa balancuar që anon nga e djathta ekstreme.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i filialit vienez të Karitasit, Klaus Shvertner bëri apel në Facebook për mesazhe mbështetje për vogëlushen Asel.

Kjo thirrje e tij është shpërndarë nga më shumë se 10 mijë persona./Gazeta Express/

Artikulli paraprakA duhet ta lani beben çdo ditë: Ne kemi përgjigjen
Artikulli i rradhës Analizimi i këtyre gjërave mund të parashikojë gjininë e bebes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.