Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA), është gati të miratojë vaksinat përforcuese të COVID-it të kompanisë Pfizer për të gjithë të rriturit amerikanë që të enjten.
Kjo do të bënte dhjetëra miliona më shumë amerikanë të kualifikuar për dozat përforcuese, thanë burime të njohura për New York Times përcjell Gazeta Shneta.
FDA pritet të marrë vendimin e tyre pa kontributin e panelit të ekspertëve, ndërsa paneli i pavarur i ekspertëve të vaksinave të Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, planifikojnë të takohen të premten për të diskutuar sigurinë dhe efikasitetin e dozës përforcuese.
Nëse të dyja agjencitë i japin Pfizer dritën jeshile, doza përforucese do të vijë pas një jave kur kompania aplikoi për herë të parë për autorizim emergjent. Miratimi do të nënkuptojë që çdo i rritur që ka marrë një dozë të dytë të vaksinës të paktën gjashtë muaj më parë, do të jetë në gjendje të marrë një dozë përforcuese qysh nga fundjava e ardhshme.
“Ky vjen si një lajm i mirëpritur, veçanërisht me pushimet që po afrohen me shpejtësi ndërsa familjet mblidhen së bashku, duke shkaktuar një rritje në udhëtimet e brendshme dhe ndërkombëtare,” tha Dr. Robert Glatter, mjek i dhomës së urgjencës në Spitalin Lenox Hill në New York City.
“Realiteti, megjithatë – është se shumë njerëz kanë marrë tashmë dozën përforcuese në muajt e fundit, edhe nëse nuk janë kualifikuar bazuar në vendimin fillestar të FDA në muajin shtator,” shtoi profesor Glatter.
Më shumë se 30 milionë amerikanë kanë marrë tashmë vaksinën përforcuese, me numrin që shpesh tejkalon – numrin e injektimeve të para të zhvilluara çdo ditë në të gjithë vendin, sipas CDC. /Gazeta Shneta/