Prodhuesi i formulës për qumështin e fëmijës, Lactalis, ka urdhëruar një rikthim të produktit në mbarë botën për shkak të frikës nga ndotja e salmonelës.
Autoritetet shëndetësore në Francë thanë se 26 foshnje janë prekur nga kjo sëmundje që nga Dhjetori i hershëm, transmeton Gazeta Shneta.
Thirrja e tillë prek konsumuesit në Britani dhe Greqi, ndërkaq produktet e tilla në SHBA-të nuk kanë pasur një ndikim të tillë.
Simptomat e salmonellës përfshijnë dhimbje barku, diarre dhe ethe.
Shumica e njerëzve shërohen pa ndonjë trajtim, por fëmijët për shkak të sistemit imun të komprometuar, kanë një rrezik të madh për përkeqësim.
Pastaj, kujdesi spitalor do të ishte i nevojshëm pasi që dehidratimi i shkaktuar nga sëmundja mund të jetë kërcënues për jetën./Gazeta Shneta/