Një lloj i rrezikshëm i sëmundjes së gastritit, e njohur si rotavir, ka goditur foshnjat dhe fëmijët e vegjël në numra rekord në 12 muajt e fundit, duke bërë që autoritetet shëndetësore të lëshojnë një paralajmërim.
Rastet e rotavirit, potencialisht vdekjeprurëse, janë më shumë se të dyfishuara këtë vit, me 1255 raste në krahasim me vitin e kaluar, që ishin vetëm 447, transmeton Gazeta Shneta
Pothuajse 60 për qind e këtyre rasteve kanë ndodhur tek fëmijët nën 10 vjeç, raporton The Advertiser.
Zyrtari kryesor mjekësor i Shëndetit Australian, profesor Paddy Phillips tha se ishte shqetësues fakti se kishte një rritje prej 180 përqind ndaj vitit të kaluar dhe u kujtoi njerëzve të ishin të ndërgjegjshëm për higjienën e duarve.
Ndërkohë që virusi po përhapet me përmasa të shpejta në Australi, ai mund të jetë prezent edhe në vendet shqiptare.
Dy doza të vaksinimit të rotavirusit rekomandohen për fëmijët në gjashtë javë dhe katër muaj të moshës.
Prof. Phillips tha se simptomat ndryshonin nga rasti në rast. Pacientët më seriozë mund të paraqisnin dehidratim, diarre, të vjella dhe ethe./Gazeta Shneta/