Owen Scrivens ka zbuluar një lajm të tmerrshëm për djalin e tij përmes një fotografie të cilën e shkrepi vetë.
Scrivens realizoi një fotografi të fëmijës 14-muajshe me telefonin e tij dhe nga aty e kuptoi që diçka nuk shkonte me syrin e tij, transmeton Gazeta Shneta.
Pas disa kërkimeve në internet dhe pas konsultës me mjekun, djalit iu sugjerua cikli i tretmanit me kemioterapi.
Në syrin e djathtë të Jackson, fëmijës 14-muajshe, vërehet një njollë e rrumbullakët e cila në fakt është masë tumoriale.
Mjekët kanë thënë se kjo masë nuk do të zhduket asnjëherë dhe Jackson duhet ta monitorojë atë gjatë gjithë jetës.
Megjithatë, ata kanë shpresë së kjo nuk do t’ia marrë syrin këtij djaloshi dhe me kalimin e kohës do të zvogëlohet. /Gazeta Shneta/