Ushqyerja me gji është një nga ato tema që të gjithë prindërit e kanë nga një pikëpamje. Nëse e doni apo e urreni atë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF e të gjitha rekomandojnë ushqyerjen me gji për t’i dhënë foshnjave një fillim sa më të mbarë në jetë.
Megjithatë, praktikat në terren në mbarë botën tregojnë se numri i grave që fillojnë të japin gji menjëherë pas lindjes janë të larta (81%), por kjo shifër bie pastaj në 34% në gjashtë muajt e ardhshëm, dhe vetëm 1% e vazhdojnë gjidhënien deri në fund, transmeton GazetaShneta.
Ndonëse mund të duket si situatë e ndjeshme që shërbimet e lindjes të përqëndrojnë vëmendjen e tyre vetëm tek nënat, dëshmitë sugjerojnë se baballarët gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur kur vie pun ate proceset para por edhe pas shtatzënisë.
Shumë konstatime shkecore e sociale vënë në pah se si shërbimet kryesore familjare duke përfshirë shërbimet e lindjes priren që të largojnë “nga fotografia” ndihmën e baballarëve.
Në rastin e ushqyerjes me gji, kjo gjë ndodhë më së shpeshti, shkruan “Huff Post”. Në këto raste, baballarët më shumë shihesh si pengesë dhe që “po e zënë rrugën” se sa si një ndihmesë reale për bashkëshorten, foshnjen dhe tërë familjen.
Etërit mund të jenë gjysma e problemit kur bëhet fjalë për normat më të ulëta se optimale të ushqyerjes së vazhdueshme me gji. Por ata gjithashtu mund të jenë gjysma e zgjidhjes. Për ta bërë këtë, megjithatë, duhet të bëhet njohja e vlerës së rolit të baballarëve në këtë proces, të kombinuar me angazhimin kuptimplotë dhe sistematik të shërbimeve që nga amvisëria deri tek profesionistët shëndetësorë./GazetaShneta/