Një zyrtar i lartë në agjencinë e barnave të Bashkimit Evropian, raportoi të enjten se shumë kombe në bllok po shohin një valë të re të COVID-19, e nxitur nga mutacionet shumë të transmetueshme të variantit Omicron.
Marco Cavaleri i Agjencisë Evropiane të Barnave, raportoi në një konferencë në media se mutacionet BA.4 dhe BA.5 pritet të bëhen dominuese në të gjithë kontinentin, duke zëvendësuar me gjasë të gjitha variantet e tjera deri në fund të korrikut.
Ai tha se ndërsa nuk ka prova që variantet i bëjnë njerëzit më të sëmurë sesa llojet e mëparshme të virusit, “rritja e transmetimit midis grupmoshave më të vjetra ka filluar të përkthehet në sëmundje të rëndë”, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Ndërsa kjo valë e re po shpaloset mbi BE, është thelbësore të ruhet mbrojtja e grupeve vulnerabël dhe të shmanget çdo shtyrje e vaksinimit,” tha Cavaleri. /Gazeta Shneta/