Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka zhvilluar një takim midis përfaqësuesve të organizatës Gift of Life Interantional.
Latifi ka takuar znj. Albana Krasniqi, drejtoreshë e organizatës Gift of Life Interantional dhe koordinatore për Kosovën, dhe dr. Mazllum Belegu, po ashtu aktivist dhe humanist në këtë organizatë, përcjell Gazeta Shneta.
Mes tjerash, është njoftuar se ky takim është realizuar në kuadër të përgatitjeve dhe koordinimit të punëve, për ardhjen e ekipit të mjekëve nga data 10 deri më 17 shtator 2022, në Prishtinë, dhe të cilët janë pjesë e organizatës Gift of Life.
Ky ekip i mjekëve do të operojnë falas disa fëmijë, të cilët kanë probleme në zemër, dhe që shërimi i tyre tashmë është bërë i mundur në Kosovë.
Me këtë rast ministri Latifi, falënderoj të dy humanistët, znj. Krasniqi dhe dr. Belegun për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të tyre, në shërimin e fëmijëve.