Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Benefitet e peshkut gjatë gjidhënies

Këshilla për shtatzëna 09/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lexoni për të kuptuar ndikimin e konsumimit të peshkut gjatë gjidhënies ; se çfarë sjell ai avantazh apo disavantazh e gjeni përgjigjjen brenda këtij arikulli.

Shumë nëna të cilat ushqejnë me gji brengosen lidhur me këtë gjë.

Edhe nëse ju nuk merakoseni për ushqim të detit, ju sigurisht keni ndëgjuar që peshku është burim kryesor i omega 3, acidit yndyror i cili është kritik për trurit e foshnjes dhe zhvillim të syrit. Është i varfër në yndyrëra të ngopura dhe i pasur me proteina, vitamina D dhe ushqyes të tjerë që janë krucial për shëndet të foshnjes.

Në anën tjetër, ju sigurisht keni ndëgjuar që disa lloje të peshkut përmbajnë ndotës siç është merkuri. Në doza të larta, ky metal është i dëmshëm për zhvillim të trurit të foshnjes dhe të sistemit nervor.

Për shkak që omega 3 bartet tek foshnja gjatë gjidhënjes, shumë ekspertë pajtohen që shumë me rëndësi është që nënat që ushqejne me gji të konsumojnë peshk. Por, merkuri gjithashtu mund të bartet, prandaj duhet patur kujdes se cilin peshk dhe çfarë sasie konsumoni.

Më poshtë, ne kemi dhënë disa udhëzues që të ju ndihmojmë, që të limitoni ekspozimin tuaj ndaj merkurit dhe të merrni benefitet tjera ushqyese, ju dhe foshnja juaj.

Çfarë mund të ndodh nëse konsumoni peshk që ka sasi të madhe të merkurit, gjatë gjidhënjes?

Trupi juaj e absorbon shumë lehtë metil merkurin nga peshku. Përderisa metali nuk depërton në qumështin e gjirit në sasi të mëdha, sasitë të cilat depërtojnë në qumësht absorbohen lehtë nga trupi i foshnjes gjatë gjidhënjes në kohën kur ajo është veçanërisht e ndjejshme ndaj efekteve.

Metal merkuri ndikon si neurotoksinë, që nënkupton që mund të ndikojë në tru dhe në sistemin nervor. Foshnjat (duke përfshirë edhe fetuset) dhe fëmijët e vegjël janë më të prekshem nga niveli i lartë i merkurit sepse truri dhe sistemi nervor i tyre është ende në zhvillim e sipër.

Ekspertët nuk pajtohen rreth asaj se sa është merkuri i dëmshëm saktësisht. Disa pohojnë që vetëm dozat e larta mund të jenë problem, pra sasia që është e vështirë të konsumohet me dietë normale. Të tjerët pohojnë që madje edhe sasitë e vogla të peshkut që përmbajnë nivel të lartë të merkurit mund të jenë të dëmshme për fëmijët e vegjël dhe për shtatzënat apo nënat e reja që ushqejnë me gji.

Pse nuk ndalojme thjeshtë konsumimin e peshkut?

Peshku është ushqim shumë i mirë për të hequr dorë nga ai dhe shumë ekspert pajtohen që benefitet nga konsumimi i peshkut reduktojnë rrezikun.

Nuk është e nevojshme që të shmanget ekspozimi ndaj merkurit plotësisht. Egzistojnë sasi të vogla të cilat nuk janë të dëmshme. Nëse nëna e cila ushqen me gji ndalon të konsumojë peshkun për të shmangur merkurin, foshnja saj humb mundësinë për tu furnizuar me ushqime të shëndetshme.

Foshnjat që marrin omega 3 në mënyrë të mjaftueshme (përmes gjidhënjes apo nga formulat shtesë) kanë shikim dhe zhvillim të njohjes më të mirë se sa të tjerat./bebaime

Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.

Pse nuk ndalojme thjeshtë konsumimin e peshkut?

Peshku është ushqim shumë i mirë për të hequr dorë nga ai dhe shumë ekspert pajtohen që benefitet nga konsumimi i peshkut reduktojnë rrezikun.

Nuk është e nevojshme që të shmanget ekspozimi ndaj merkurit plotësisht. Egzistojnë sasi të vogla të cilat nuk janë të dëmshme. Nëse nëna e cila ushqen me gji ndalon të konsumojë peshkun për të shmangur merkurin, foshnja saj humb mundësinë për tu furnizuar me ushqime të shëndetshme.

Foshnjat që marrin omega 3 në mënyrë të mjaftueshme (përmes gjidhënjes apo nga formulat shtesë) kanë shikim dhe zhvillim të njohjes më të mirë se sa të tjerat./bebaime

Artikulli paraprakDhëmbë të pastër, zemër të shëndetshme
Artikulli i rradhës Shtatzënia gjatë ciklit – a është e mundur

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.