Të sapolindur por të mbetur jetim nga nëna dhe nga babai, pas një sërë ngjarjesh dramatike që goditën familjen e tyre.
Është kjo historia e tmerrshme e dy binjakëve amerikanë të ardhur në jetë para pak ditësh, fati i të cilëve ua punoi në mënyrë të dhimbshme.
Baba i fëmijëve Jevaughn Suckoo 26-vjeç u qëllua për vdekje me pistoletë në fillim të muajit korrik në një apartament në West Palm Beach, në shtetin e Florida, të SHBA, ku jetonte me të bijën 2 vjeçe dhe partneren e tij Stephanie Caceres, e cila ishte shtatzënë në prag të lindjes.
Tre ditë pas vdekjes, gruaja e tij solli në jetë binjakët Jevaughn Jr dhe Lailah. Por vetëm, pak ditë më vonë pikërisht teksa familja ishte mbledhur për funeralin e burrit, gruaja u ndje keq dhe ndërroi jetë duke i lënë jetimë dy fëmijët dhe vajzën 2 vjeçe Kailanie, shkruan noa.al.
“Ndodhi kaq shpejtë, po mundohemi të mbledhim forcat për të ecur përpara”, thanë pjesëtarët e familjes për mediat vendase.
Për fatin e të miturve u vunë në lëvizje edhe autoritetet lokale, duke siguruar se do të jepet asistenca për ta, ndërsa miqtë e familjes kanë nisur një fushatë për mbledhje fondesh për t’u kujdesur për rritjen e tyre. Kujdestaria e vogëlushëve do ju besohen gjyshërve të tyre. /noa.al/