Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi Drejtues nuk e miratoi Raportin e punës të SHSKUK-së për vitin 2023

Lajme 27/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Foto arkiv
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i ShSKUK-së nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës për vitin e kaluar.

Me katër vota kundër, një për dhe dy abstenime, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar nuk e ka miratuar Raportin e punës për vitin 2023, shkruan Gazeta Shneta.

Kryesuesi i Bordit të SHSKUK-së Naim Bardiqi, ka thënë se raporti nuk i ka përmbushur kriteret dhe nuk janë arritur objektivat.

“Edhe ky raport nuk mund të aprovohet sepse nuk i përmbush kriteret. Për shkak të mos arritjes së objektivave në nivel kombëtare. Megjithatë ka disa përmirësime në të gjitha fushat”, ka deklaruar Bardiqi.

Mendimit të njëjtë i ka qëndruar edhe drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi. Ai ka thënë se performanca në terren është e dobët.

“Qëndroj me Bordin se raporti nuk është i kënaqshëm. Raporti e tregon realitetin me performancë të nivelit të ulët. Do ta ndryshojmë mënyrën e raportimit. Rregullorja e re do të na mundësojë të monitorojmë më mirë”, ka deklaruar Azizi.

Më pas raporti është hedhur në votim ku katër nga anëtarët e Bordit kanë votuar kundër aprovimit të tij, kryesuesi Naim Bardiqi, Dren Boshnjaku, Tetore Olloni dhe Rrezarta Bajrami. Ndërkaq për aprovimin e raportit ka votuar vetëm anëtarja Vjollca Kodolli, kurse dy anëtarët Besim Demolli dhe Enver Gashi kanë abstenuar.

Kujtojmë se Bordi nuk e ka aprovuar as raportin 6-mujor të punës së SHSKUK-së janar-qershor 2023. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjumi në orët e vona e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Artikulli i rradhës Bordi s’e aprovon Rregulloren e brendshme të SHSKUK-së pasi u propozua departamenti për arsim dhe shkencë

Ju sugjerojmë

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.