Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi i SHSKUK-së miraton Rregulloren e Brendshme e cila i përcakton edhe koeficientët për administratën

Lajme 08/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Foto arkiv
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka miratuar sot Rregulloren për Organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës me anë të së cilës janë përcaktuar edhe koeficientët për zyrtarët e administratës.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 48-të ku janë marr dy vendime, është miratuar Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, si dhe është marr vendimi për angazhimin e një eksperti të jashtëm për Bordin, shkruan Gazeta Shneta.

Para se të hidhej në votim kjo Rregullore, fjalën e ka marr anëtari i Bordit Dren Boshnjaku i cili në mbledhjen paraprake kishte propozuar që në këtë dokument të përfshihej edhe pozita e Drejtorit për Shkencë. Por kjo ishte kundërshtuar nga kryesuesi i Bordit Naim Bardiqi.

Boshnjaku në këtë mbledhje u tërhoq nga ky propozim, ndonëse tha se vazhdon të mendoj se kjo pozitë është është e domosdoshme që të jetë pjesë e kësaj rregullore. “Por në anën tjetër duke pasur parasysh rregullimin e administratës mendoj që duhet të shtyhet përpara ky proces dhe gjatë rrugës të shikohen mundësitë për draftimin e kësaj çështje”, ka deklaruar Boshnjaku.

Bardiqi në anën tjetër ka thënë se ka qenë kundër këtij propozimi që sipas tij do të duhej të bëhej gjatë draftimit të saj. Ai ka thënë se rregullorja është e bazuar në statutin e SHSKUK-së dhe synon të rris efikasitetin e të punësuarve duke përfaqësuar qartë përgjegjësitë e tyre.

“Kjo do të kontribuonte në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Bardiqi.

Pas fjalës së tij Rregullorja është hedhur në votim ku ka marr votat unanime të të gjithë anëtarëve.

Në këtë rregullore janë përcaktuar organogrami i SHSKUK-së dhe lista e koeficientëve për zyrtarët e administratës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRreziqet e dietës mishngrënëse sipas ekspertëve mjekësor
Artikulli i rradhës Shkencëtarët zbulojnë qasje të mundshme të trajtimit për sëmundjen e veshkave policistike

Ju sugjerojmë

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.