Të katërt janë shumë këngëtarë të njohur e shumë të dashur për publikun.
Bëhet fjalë për këngëtaret Adelina Ismajli, Tuna, Ryva Kajtazi, dhe këngëtarin e njohur Meda, transmeton Gazeta Express.
Në këtë vit ata kanë përjetuar ndjenjën më të bukur, atë të të bërit prind për herë të parë, duke përjashtuar Medën i cili u bë baba për herën e katërt.
Është ky muaji prill kur këngëtarja e njohur Adelina Ismajli u bë nënë e një djali të mrekullueshëm të quajtur Uliks.
Ky muaj lumturoi edhe këngëtaren e njohur Ryva Kajtazi e cila u bë nënë e një vajze me një emër të veçantë të quajtur Dorela.
Shtatzënia e këngëtares së njohur Tuna ishte shumë e përfolur në mediet rozë. Por pritja e ëmbël për të mbaroi mbrëmë kur mori për herë të parë në krahë djalin e saj të quajtur Tian.
Është interesante por në të njëjtën ditë kur Tuna u bë nënë, edhe këngëtari i njohur Meda me të cilin kishin sjell më parë në bashkëpunim hitin ‘Verë e nxehtë’ u bë baba.