Po, hudhra, që është më e ‘pa dëshiruara’ nga produktet ushqimore për shkak të erës që len në gojë, por me sa duket i bënë meshkujt të nuhaten më tërheqës tek gratë.
Hulumtuesit nga Universiteti i Stirling dhe nga ai i Charles në Pragë kërkuan 42 burra vullnetarë për të ngrënë hudhra të papërpunuara dhe të mbanin thasët nën sqetullen e tyre për 12 orë më pas shkruan The Telegraph, transmeton Gazeta Shneta.
Më pas, 82 gra u pyetën që të nuhatnin mostrat e erërave dhe t’i gjykonin ata për bukurinë, atraktivitetin dhe mashkulloritetin e tyre.
“Rezultatet tona tregojnë se konsumi i hudhrave mund të ketë efekte pozitive mbi hedonicitetin e perceptuar të aromës së trupit (hormoni i cili liron kënaqësinëj), ndoshta për shkak të efekteve të saj shëndetësore, si për shembull vetitë antioksiduese dhe aktivitetin antimikrobik.
“Nga një perspektivë evolucionare, formimi i preferencave për aromat e trupit ndoshta ishte formuar me anë të përzgjedhjes seksuale.”
“Meqenëse përfitimet shëndetësore të konsumit të hudhrës përfshijnë antioksidues, imunostimulues, kardiovaskular, baktericid dhe efekt anti-kancer, është e besueshme se preferencat e aromës së njeriut janë formuar nga përzgjedhja seksuale.”
Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i hudhrës tek nënat mund të ndikojë edhe në erën e qumështit të gjirit, duke i përforcuar pasardhësit e tyre më shumë energji./Gazeta Shneta/