Richard Soliz nga Seattle (SHBA), kaloi një muaj i sëmurë në spital, nga COVID-19, dhe tanimë falënderon stafin mjekësor dhe u shpreh se ndjehet ‘i penduar thellësisht’ që nuk mori vaksinën.
Pasi u shtrua në spital për 28 ditë me COVID-19, shtetasi amerikan, kërkoi falje që nuk u vaksinua, pas kalimit të sëmundjes infektive, shkruan The Guaridan përcjell Gazeta Shneta.
Richard Soliz, 54-vjeçar, zhvilloi mpiksje gjaku në mushkëri pasi u infektua me koronavirus. I pranuar në qendrën mjekësore Harborview në fund të muajit gusht, ai kaloi afërsisht një muaj në një ventilator dhe monitor të zemrës, pasi mjekët shqetësoheshin se një nga mpiksjet e gjakut mund të transferohej në trurin ose zemrën e tij.
Pacienti Soliz pas shërimit u lëshua për në shtëpi dhe muajin tetor u kthye përsëri në spital për të falënderuar stafin që i shpëtoi jetën – dhe për t’i kërkuar falje.
“Më vjen shumë keq, e dini, që nuk mora vendimin për t’u vaksinuar,” i tha Soliz, Dr James Town, një pulmonolog dhe drejtor i njësisë së kujdesit intensiv mjekësor.
Kur pacienti Soliz u sëmurë, ai supozoi se ishte grip. Pastaj filloi të kishte dhimbje koke të forta. Menjëherë pas kësaj, ai ra me ethe dhe filloi të përjetonte gulçim.
“Dhe kuptova – hej, ky nuk është grip. Është Covid”, tha ai.
Ai u shtrua në spital më 23 gusht.
Pacienti Soliz tha se ai ishte hutuar nga informacionet kundërshtuese në lidhje me vaksinat në mediat sociale, duke përfshirë pretendimet e mohuara për vaksinat me mikroçipet si dhe dyshimet për qëllimet e qeverisë.
Ai tani ishte i sigurt: “që ka të vërtetë për këtë virus dhe mos vaksinimi të bën të prekshëm deri në masën që mund të të marrë vërtet jetën e një personi. Unë personalisht e di, sepse nuk isha vaksinuar, nuk kam vepruar, nuk kam qenë i sigurt dhe gati kam humbur jetën”, u shpreh pacienti Soliz. /Gazeta Shneta/