Burri e tradhtonte me një vajzë të re, gruaja heq qafe dashnoren në mënyrë brilante

2017-04-24 në ora 16:41

Një vajzë e cila ishte lidhur me një burrë të martuar, është frikësuar shumë nga bashkëshortja e tij pasi ajo i ka gjetur disa foto nudo në telefonin e të shoqit. Vajza ka komunikuar me psikologen dhe teksa i tregon problemin e saj, i kërkon ndihmë për të dalë nga kjo mesele, shkruan Tetova1.

Rrëfimi i vajzës:

Jam një vajzë 29 vjeçe dhe nisa një romancë me një burrë të martuar, ai është 36 vjeç dhe unë e kam koleg pune. Në fillim nuk doja të lidhesha sepse e dija që ishte i martuar por ai më thoshte që nuk është i lumtur me të shoqen dhe donte të kalonte mirë dhe kështu më bindi. Ne filluam të takoheshim në apartamentin e tij kur nuk ishte gruaja dhe kalonin shumë mirë bashkë. Por ndër bisedat tona ne nisëm të shkëmbenim edhe foto nudo. Para disa ditësh ai ndaloi së shkruari e madje nuk më përgjigjej as në telefon. Më pas më vjen një mesazh nga gruaja e tij e cila më tha se kishte fotot e mija nudo dhe nëse unë nuk do ta lija të qetë burrin e saj ajo do të mi publikojë ato në internet. Kjo gjë më ka fiksuar shumë dhe sigurisht që nuk kam ndërmend të flas më me burrin e saj…luajta me zjarrin dhe u dogja. Nuk di çfarë të bëj për ta parandaluar atë nga ndonjë postim i mundshëm.