Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

CDC rekomandon që gratë shtatzëna të marrin vaksinën e koronavirusit

Jetë 24/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Rochelle Walensky citon të dhëna e hulumtimeve mbi vaksinat që tregojnë ‘pa shqetësime për sigurinë’ të më shumë se 35.000 gra në tremujorin e tyre të tretë ose për foshnjat e tyre.

Gratë shtatzëna të hutuara nga rekomandimet kontradiktore në lidhje me vaksinimin kundër koronavirusit gjatë muajve të fundit tani kanë udhëzime të qarta nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shkruan The Washington Post përcjell Gazeta Shneta.

Në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin të premten, drejtoreshë e CDC Rochelle Walensky tha se sistemet e vëzhgimit të vaksinimit nuk treguan “asnjë shqetësim sigurie” tek mbi 35.000 gra në tremujorin e tyre të tretë ose për foshnjat e tyre.

“Ne e dimë se ky është një vendim thellësisht personal” shtoi ajo dhe unë i inkurajoj prindërit të flasin me mjekët e tyre dhe me ofruesit e kujdesit parësor për të përcaktuar se çfarë është më e mira për ta dhe foshnjën e tyre”.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

CDC më parë kishte sugjeruar që gratë shtatzëna të marrin vendimet e tyre në konsultim me mjekët.

Mirëpo, informacioni mbi mijëra gra shtatzëna të marra nga aplikacioni i CDC-së dhe regjistri i të dhënave të shtatzënisë si dhe sistemi i raportimit të ngjarjeve anësore të vaksinës, midis 14 dhjetorit dhe 28 shkurtit treguan se gratë kishin efekte anësore të ngjashme me ato të vërejtura në pjesën tjetër të popullsisë – kryesisht simptoma të vogla të tilla si dhimbje në vendin e injeksionit, dhimbje koke, dridhura dhe ethe.

Gratë shtatzëna nuk raportuan të kishin reagime të rënda më shpesh sesa ato që nuk ishin shtatzënë, përveç për të përziera dhe të vjella, të cilat u raportuan pak më shpesh në mesin e grave shtatzëna pas dozës së dytë, zbuloi studimi. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakRrjedhja e oksigjenit në spitalin indian shënon 22 viktima ndërsa kriza Covid përkeqësohet
Artikulli i rradhës Pulmologët e QKUK-së grumbullohen në restorant në kundërshtim me masat, në mesin e tyre edhe drejtori i klinikës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.