Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë do të thotë kur vija e dytë në testin e shtatzënisë është e zbehtë?

Femina 05/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Testi i shtatzanisë në disa raste mund të shfaqë menjëherë një rezultat të dukshëm, pra të arrijmë të shohim dy vija me ngjyrë të theksuar dhe në disa raste nuk ndodh kështu.

Ndodh që gruaja të jetë konfuze në momentin që në test shikon një vijë të kuqe dhe një tjetër të zbehtë. Është e mundur që të kemi të bëjmë me një shtatzani në këtë rast?

Po, është e mundur. Pra edhe nëse vija e dytë nuk është e theksuar mund të keni një bebe brenda trupit tuaj.

Normalisht vija e parë që do të shfaqet do të jetë shumë e dukshme dhe e theksuar dhe zakonisht e dyta shfaqet shumë e zbehtë sepse mund të ndodhë që të jeni në fillimet e hershme të shtatzënisë dhe për pasojë niveli i hormonit beta hCG të jetë shumë i ulët. Nëse do të provoni sërish pas disa ditës (zakonisht këshillohet pas 7-10 ditësh) mund të shikoni në test dy vija shumë të theksuara.

Po nëse vija është gati e padukshme? Në këtë rast do të jetë shumë herët për të përcaktuar me anën e një testi nëse jeni apo jo shtatzënë, dhe duhet të prisni datën e ciklit për të parë nëse do të keni një mungesë apo jo. Gjithsesi, një përcaktim më të sigurt e bën analiza e gjakut, edhe në fazat e hershme të shtatzënisë. Prisni për të bërë testin derisa të kalojë data e ciklit me 4-5 ditë apo më shumë. Në këtë rast do të jeni në gjendje të merrni një përgjigje më të qartë dhe më të sigurt.

Ndërkaq, një nga ndryshimet më të dukshme në shtatzëni është ai që ndodh me flokët dhe qimet në trup. Falë rritjes së nivelit të hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni, cikli i rritjes së flokëve zgjatet, gjë që do të thotë se më pak flokë bien dhe më shumë flokë qëndrojnë në fazën e rritjes. Kjo është arsyeja pse shumë gra shtatzëna përjetojnë flokë më të dendur dhe me shkëlqim. Por efekti nuk kufizohet vetëm në flokët e kokës.

Qimet në trup, përfshirë ato në duar, këmbë, bark apo edhe fytyrë, mund të rriten më shpejt dhe në mënyrë më të dukshme. Kjo ndodh për shkak të ndjeshmërisë së lartë të folikulave të qimeve ndaj hormoneve të shtuar, veçanërisht androgjenëve, të cilët mund të jenë më aktivë gjatë shtatzënisë. Kjo rritje mund të jetë shqetësuese për shumë gra, veçanërisht kur qimet shfaqen në vende ku nuk kanë qenë më parë, si në bark, rreth thithkave apo në pjesën e sipërme të buzës. Në shumicën dërrmuese të rasteve, këto ndryshime janë të përkohshme dhe zbuten ose zhduken pas lindjes, kur nivelet hormonale fillojnë të stabilizohen.

Artikulli paraprakPolicia jep detaje për alarmin me bombë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit
Artikulli i rradhës Për ëndrrat e këqija gjatë natës mund ta ketë fajin djathi që ha gjatë ditës

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.