Çfarë duhet të bëjmë kur fëmija vonon të hedh hapat e parë?

2017-03-25 në ora 09:17

Si të veprojmë kur fëmija vonon të hedhë hapat e parë? A duhet të shqetësohemi në lidhje me këtë? Ja si përgjigjet specialistja e zhvillimit të fëmijëve Sara Convertini.

Kur fëmija nuk është ende duke hedhur hapat e parë

Në momentin që fëmija nuk paraqet probleme të tjera në zhvillimin fizik dh mendor, kjo do të konsiderohet si diçka jo shqetësuese, pasi cdo fëmijë ka zhvillimin e tij personal.

Prindërit duhet të përpiqen ta ndihmojnë fëmijën për t’u ngritur në këmbë dhe kjo mund të bëhet duke e mbajtur nga krahët, duke e stimuluar të qëndrojë për një kohë më të gjatë në dysheme, sipër të cilës duhet të vendoset një tapet i trashë në mënyrë që edhe nëse rrëzohet të mos lëndohet.

Po përdorimi i rrethores?

Do t’ju këshillonim ta përdornit sa më pak të jetë e mundur, e kundërta mund të ndodhë nëse fëmija ka një peshë trupore të madhe për moshën dhe gjatësinë e tij. Rrethorja nuk do ta lejojë fëmijën të eksplorojë realitetin e ambjentit që e rrethon në mënyrën e duhur.

Idealja do të ishte që në dysheme të vendosnit shumë lodra me ngjyra të cilat do të ngjallnin kuriozitet tek fëmija, gjë e cila do ta “detyrojë” të shkojë t’i marrë.

Nëse fëmija duket se ka edhe vonesa të tjera në zhvillim, apo paraqet shenja të një patologjie, duhet të flisni sa më parë të jetë e mundur me mjekun e fëmijës në mënyrë që t’ju udhëzojë për më tej. /pernenat.al