Gjatë shtatzënisë së tyre thuajshe të gjitha gratë i nenshtrohen kontrollit të ultrazërit përmes të cilit monitorohet zhvillimi i fetusit brenda barkut.
Qarkullojnë të dhëna që konsiderojnë se rrezatimi në këtë formë mund të sjellë pasoja autike tek foshnja qysh ende pa lindur, transmeton GazetaShneta.
Studimi i bërë nga “JAMA Pediatrics” ka sjellë rezultate të cilat thonë se ultrazëri nuk shkakton autizmin tek fëmijët.
Nënat janë shqetësuar nëse kontrollet e shpeshta dëmtojnë bebin ,ose nëse kohëzgjatja e ultratingulit mund të jetë fatale, shkruan “HealthLine”.
Çfarë duhet të dini rreth ultrazërit?
Ultrazëri sygjerohet nga mjekët të bëhet të paktën një herë gjatë shtatzënisë.
Përmes tij mund të merret vesh data e saktë e lindjes, numrin e plotë të fetuseve brenda mitrës ose të shënjestrohen anomali të mundshme tek foshnja.
Mirëpo mjekët rekomandohen që të bëjnë një procedurë të tillë sa më shkurt që munden dhe me nivelin më të ulët të energjisë që munden.
Si gjithnjë, studimet lënë hapësira për tu mbushur. Për të mbledhur fakte shtezë nëse autizmi shkaktohet me të vërtetë nga rrezatimi I I ultrazërit kërkohen më shumë hulumtime dhe tek më shumë individë. Në këtë mënyrë mund të mbledhen më shumë shembuj që tregojnë forma të ndryshme të reagimit të trupit ndaj ultrazërit./GazetaShneta/