Në tërësi, shumica e studimeve që bëhen në këtë fushë nxjerrin po të njejtin rezultat, se shtatzënia është një formë mbrojtëse kundër sëmundjeve të lidhura me plakjen, siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.
Por një studim i ri sugjeron që lindja e fëmijës mund të përshpejtojë plakjen e qelizave, transmeton GazetaShneta.
Kryesuesja e studimit, Anna Pollack nga Universiteti George Mason në Virxhinia ka thënë se shtatzënia mund të ulë jetëgjatësinë për rreth 11 vite.
Sipas saj, kjo nuk do të thotë se gratë që nuk kanë pasur ndonjëherë shtatzëni do të jetojnë 11 vite më gjatë, shkruan “Parents”.
“Gratë që kanë foshnja nuk do të thotë se do të të vdesin më të reja dhe po ashtu, nuk janë kandidatë më shumë se ndonjë rast tjetër për ndonjë sëmundje të zemrës”, ka thënë ajo.
Një studim më i thellë ka prekur edhe anën psikologjike të mplakjes së qelizave duke treguar se shtatzënia mund të dërrmojë fiziksht një grua. Më pas ajo do të kërkojë përmirësim të gjendjes përmes ushqimit të pashëndetshëm, qëndrimit ulur ose brenda shtëpisë.
Këto shprehi negative mund të sjellin edhe zhvillim të ngadaltë të gjeneve rigjeneruese kur nënat më pas e kanë të vështirë të marrin veten.
Më pas bëhet problematikë mpieshe dhe shprehitë tjera si pirja e duhanit ose alkoolit.
Shumë gra bëjnë një jetë shumë më të pashëndetshme gjatë shtatzënisë se sa kur ishin pa barrë. Ato shtojnë një sasi të peshës të cilën më pas e mbajnë gjatë tërë jetës. Shto këtu edhe gjumin e paktë dhe gjithcka më pas vetëm sa e thellon më shumë kohën e plakjes.
Secial grua duhet ta ketë në dorën e saj mënyrën se si do të zhvillohet gjatë shtatzënise. Kjo është përgjegjësi perosnale e secilës por pa harruar se përpos vetes, kanë përgjegjësi edhe ndaj foshnjes që po sjellin në jetë. /GazetaShneta/