Të rrjedhurit e hundës, kolla, dhimbje fyti, që të gjitha simptomat bashkë janë indikator i të ftohurit.
Një ilaç i kategorisë A konsiderohet i sigurt gjatë shtatzënisë. Medikamentet e kategorisë A janë marrë nga një numër i madh i grave shtatzëna dhe grave të kohës së lindjes së fëmijës, pa rritur frekuencën e keqformimeve ose efektet e dëmshme të tjera të drejtpërdrejta ose të tërthorta në fetusin, transmeton Gazeta Shneta.
Vaksinimi i gripit është mënyra më e mirë për të mbrojtur nënën dhe fëmijën nga gripi. Vaksinimi i gripit rekomandohet për gratë shtatzëna dhe mund të jepet në çdo fazë të shtatzënisë.
E sigurt: Paracetamoli (Kategoria A) mund të përdoret në shtatzëni në dozën e rekomanduar për dhimbje dhe ethe.
Shmangni: Medikamentët jo-steroidal anti-inflamator (NSAIDs) përfshijnë aspirin, ibuprofen dhe dikllofen.
E sigurt: Shirupat i kollës përdoret për kollitje të thata, për shembull, folkodina (kategoria A) ose dekstrometorfana (kategoria A) dhe konsiderohen të sigurta gjatë shtatzënisë./Gazeta Shneta/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.