Në periudhën e muajit të ciklit menstrual energjia fizike është tepër e lartë, por dhimbjet na bëjnë të mendojmë se nuk kemi fuqinë të ngremë një qese me fruta a perime.
Ushtrimet fizike jo vetëm që do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe ngërçeve menstruale, por pas ushtrimeve do të ndihemi më mirë, kjo falë prodhimit të endorfinës, hormonit të lumturisë.
Gjatë ditëve të para të ciklit është e vërtetë që niveli i estrogjenit dhe progesteronit arrin pikën më të ulët, por pikërisht në këtë fazë është më e lehtë që trupi të përdorë glycogenin si burim energjie dhe femrat të ndihen më të fuqishme fizikisht se ditët e tjera të muajit.
Ju do të jeni mjaft produktive, mjafton të ngriheni nga kolltuke duke mos i lënë dhimbjet e përkohshme t’ju venë për poshtë duke besuar se këto janë ditët më të këqija./living/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.