Sindromi premenstrual i referohet simptomave fizike dhe psikologjike që femrat përjetojnë brenda një jave ose dy – deri në periudhën e tyre menstruale.
Dhimbje koke, ndjenje fryerje, dhimbje barku, dhe prishje humori janë ndër simptomat më të zakonshme të sindromit premenstrual shkruan medicalnewstoday, transmeton Gazeta Shneta.
Shkaku i saktë i sindromit premenstrual mbetet i panjohur. Megjithatë, luhatjet natyrore në nivelet e hormoneve, sidomos ato të estrogjenit dhe progesteronit, në javën e parë ose të dytë para menstruacioneve mendohet të jenë përgjegjës për simptomat.
Nivelet e estrogjenit dhe progesteronit pësojnë rënie dramatike pas ovulacionit. Kjo mund të luajë një rol të madh në zhvillimin e simptomave të sindromit premenstrual.
Simptomat fizike të sindromit premenstrual mund të përfshijnë: Ndryshimet në oreks, të tilla si dëshirat e ushqimit, pastaj gjendja e gjinjve të fryer, shtimi në peshë, fryerje barkut, dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut (ose dhimbjet menstruale), kapsllëk ose diarre, dhimbje koke, lodhje, lëkure e yndyrshme, puçrra fytyre etj.
Simptomat psikologjike të sindromit premenstrual përfshijnë: Gjendje e ulët e humorit, ndjenja e lotëve ose të qarit, nervozizëm apo zemërim, depresion, rritjen e ankthit, tërheqje sociale, problemet e gjumit, të tilla si pagjumësia, vështirësi në përqendrim etj.
Një studim i vitit 2017 në femrat premenopauzale raportoi se ndonëse 75% përjetojnë të paktën një simptomë të sindromit premenstrual, vetëm 8-20% plotësojnë kriteret klinike për një diagnozë të këtij lloji.
Femrat nuk mund të kuptojnë menjëherë se simptomat e tyre janë të lidhura me menstruacionet, veçanërisht nëse ato kanë një cikël të c’rregulltë.
Andaj preferohet mbajtja e një ditari ku mund ti përshkruani simptomat që ju ndodhin për ta krijuar një model të fazës suaj që do ju ndihmojë më lehtë në identifikimin e problemeve të përgjithshme në bashkëpunim me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/