Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Po, kafeja është mjaft e shëndetshme, por 25 gota në ditë janë me të vërtetë shumë

Jetë 12/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashamirë të kafesë, gëzohuni! Një studim i ri zbuloi se mund të pini deri në 25 filxhanë kafe në ditë pa rritur ngurtësinë e arterieve tuaja – një faktor rreziku për sulme në zemër dhe goditje në tru.

Por, para se të filloni të pini 1.5 litra kafe të zier për të kaluar stresin gjatë punës, mbani në mend se ngurtësia arteriale është vetëm një faktor që ndikon në shëndet transmeton GazetaShneta.

Kafja nuk ndikon në ngurtësinë arteriale

Në studimin e ri të botuar në “BMJ Heart”, hulumtuesit testuan më shumë se 8,000 vetë për zakonet e tyre të konsumimit të kafesë. Ata gjithashtu kanë matur ngurtësinë arteriale të pjesëmarrësve në dy mënyra të ndryshme.

Hulumtuesit i kishin ndarë njerëzit në tri grupe në bazë të asaj se sa kafe kanë pirë: më pak se një filxhan në ditë, një deri në tre gota në ditë dhe më shumë se tre gota në ditë, raporton “British Cardiovascular Society”

Ndërsa përjashtuan ata persona që konsumonin më shumë se 25 filxhanë kafe në ditë.

Ngurtësia arteriale ishte e ngjashme në të tre grupet, madje edhe për njerëzit që raportuan se pinë deri në 25 gota në ditë.

Megjithatë, marrëdhënia midis kafesë dhe shëndetit është më e komplikuar sesa thjesht ngurtësia arteriale.

“Kafja dhe kafeina kanë një gamë të gjerë efektesh në trup përpos atij në sistemin kardiovaskular. Kur kafeja konsumohet në sasi të mëdha, këto efekte mund të jenë të dëmshme”, ka thënë Dr. Parveen Garg, asistent profesor i mjekësisë klinike në SHBA.

Por ai gjithashtu tregon për hulumtimet që tregojnë përfitimet e kafesë për shëndetin.

“Ka pasur shumë të dhëna të kohëve të fundit që sugjerojnë se konsumi më lartë i kafeinës mund të shoqërohet me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare”, ka thënë Garg.

Studime të tjera kanë gjetur gjithashtu se më shumë se katër filxhanë kafe në ditë mund të mbrojnë kundër llojeve të caktuara të kancerit, duke ju mbrojtur po ashtu edhe nga sëmundja kronike e mëlçisë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakÇfarë duhet të dini për sindromin premenstrual
Artikulli i rradhës Sa acid folik, nevojitet për planifikimin dhe konceptimin e shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.